Trajneri i Lille e fiton titullin dhe jap dorëheqje
26 maj 2021
| 13:19
Trajneri i Lille, Christophe Galtier i cili bëri mrekulli në kampionatin francez duke shpallur kampion ekipin modest përballë PSG-së së sheikëve ka vendosur të dorëhiqet.
Vendimi i tij vjen vetëm dy ditë pasi ai festoi me skuadrën titullin kampion.
Për Galtier koha e tij tek Lille përfundoi dhe ai e ka bindje të plotë këtë. Gjithsesi ofertat për Galtier nuk mungojnë, Napoli, Nice dhe Lyon janë rreshtuar për të afruar në stolin e tyre.