Trajneri i Llapit: Familja Batatina ka dhënë deri në 2.5 milionë euro për klubin
21 maj 2021
| 13:58
Familja Batatina tashmë njihet që investimin që ka bërë te klubi i Llapit. Shifrat e investuara nga kjo familje tashmë kapin vlerën e 2.5 milionë eurove.
Kështu të paktën ka deklaruar trajneri i kësaj skuadre, Tahir Batatina, i cili ka deklaruar se trofeu i arritur i kalon të gjitha.
“Prej se e kemi marrë KF Llapin e deri më sot, familja ime Batatina ka shpenzuar mbi 2.5 milionë euro. Por trofeu që e kemi sjellur për herë të parë në Llap i kalon të gjitha. Ky është pasioni për futbollin dhe dashuria për qytetin tim!”, ka thënë Batatina në emisionin “Direkt” në ATV.
Ndryshe Llapi ka fituar Kupën e Kosovës ditë më parë, derisa e ka mposhtur në finale skuadrën e Dukagjinit pas ekzekutimit të penaltive.