Trajneri i Llapit, Tahir Batatina: Rezultati real do të ishte 5:1 për Llapin
Llapi ka fituar ndaj Lirisë 3-2 në Prizren për të kaluar në çerekfinale të Kupës së Kosovës.
Trajneri i Llapit, Tahir Batatina pas ndeshjes ka thënë se është i kënaqur me angazhimin e futbollistëve të tij.
“Jam i kënaqur me angazhimin e lojtarëve. Gjithmonë ndeshjet e para janë të vështira. Mendoj se kemi qenë të kujdesshëm, të vëmendshëm. Liria ka skuadër të mirë pasi e eliminoi Dritën. Ne morëm të gjitha masat për ta mposhtur Lirinë. Hasëm në vështirësi në pjesën e parë pasi pranuam gol, por nuk u dorëzuam”.
Tutje trajneri llapjan tha se rezultati është dashur të jetë shumë më i lartë nga ajo që krijuan në fushë.
“Pas pjesës së dytë sulmuam Lirinë dhe shënuam edhe golin e tretë dhe ishim më të qetë. Por, rezultati real do të duhej të ishte 5:1. Nëse shënon tre gola, duhet të shënosh pesë gola. Nëse shënon pesë, duhet të shënosh gjashtë gola. Pranuam një gol në fund”.
“Duhet të jemi të vëmendshëm që të mos pranojmë gola në ato momente. Megjithatë, bëmë ndeshje të mirë. Treguam se Llapi do ta ketë një skuadër solide në stinorin pranveror. Objektivi jonë është Kupa, këtë nuk e fshehim”, ka thënë Batatina.
Kujtojmë që Llapi është fituesi aktual i Kupës së Kosovës.