Trajneri i Malit të Zi: Ndeshja ndaj Kosovës, e vështirë
24 maj 2019
| 15:18
Trajneri i Malit të Zi, Ljubisa Tumbakoviq, ka folur para sfidave ndaj Kosovës dhe Çekisë. Ai pret dy ndeshje shumë të vështira, duke ditur forcën e rivalëve.
“Në qershor na presin dy ndeshje mjaft të rëndësishme, së pari me Kosovën në shtëpi, më pas në udhëtim me Republikën Çeke. Do të mundohemi që për këto ndeshje ta përgatisim ekipin në mënyrën më të mirë të mundshme dhe të zbresin në fushë ata që janë në formën më të mirë, për të dalë sa më mirë në këto dy ndeshje”, përfundoi Tumbakoviq.
Ndeshja Mali i Zi – Kosova zhvillohet më 7 qershor pa shikues në Podgoricë.