Trajneri i Malit të Zi tregon se a do të jetë Beqiraj kapiten ndaj Kosovës
06 qershor 2019
| 17:18
Trajneri i ekipit kombëtar të Malit të Zi, Ljubisa Tumbakoviq, ka bërë të ditur se nëse Fatos Beqiraj do të jetë pjesë e formacionit të parë në ndeshjen kundër Kosovës, ai do ta mbajë shirin e kapitenit.
Mali i Zi do ta presë Kosovën në stadiumin e Podgoricës të premten, për ndeshjen e vlefshme për Grupin A të kualifikimeve në Kampionatin Evropian 2020, ku garojnë edhe Anglia, Republika Çeke dhe Bullgaria.
Pjesë e ekipit malazias është edhe Fatos Beqiraj, përkundër që ka prejardhje nga Peja. Ai iu kishte bashkuar përfaqësueses së shtetit fqinj në kohën kur futbolli kosovar nuk ishte i pranuar ndërkombëtarisht.
“Nëse starton Beqiraj, ai do të jetë kapiten. Por, nuk kam vendosur ende nëse ai do të luaj apo jo” ka thënë trajneri i Malit të Zi.