Trajneri i Mallorcas deklarohet për të ardhmen e Muriqit

26 prill 2022 | 10:03

Trajneri Javier Aguirre ka folur në lidhje me të ardhmen e Vedat Muriqit te Mallorca.

Siç raportojnë mediat italiane, Aguirre ka zbuluar detaje në lidhje me huazimin e Muriqit.

“A do t’i pagujmë 12 milionë euro për transferimin e tij? Nuk mund të flas për supozime. Duhet të presim që të përfundoj sezoni dhe të shohim se çfarë do të bëjmë”, është shprehur Aguirre.

“Pesë sulmuesit që kemi janë të ndryshëm dhe çdo kombinim është i mirë. Ai që ka luajtur më shumë është Muriqi, sepse është i emocionuar me golin dhe është shumë i motivuar”, shtoi ai.

Muriqi në ndeshjet e fundit është rikthyer në formë të lartë, ku ishte protagonist në dy prej tri përballjeve të fundit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qeveria britanike njoftoi se ka hequr tarifat për të gjitha…