Trajneri i Milanit: Juventusi i fortë, por ne do të luajmë shanset tona

04 janar 2021 | 11:27

Milani sfidon mungesat e shumta dhe vijon të fitojë e të ruajë kryesimin në kampionatin Italian, teksa dje triumfoi me shifrat 0-2 në transfertën ndaj Beneventos, ndonëse luajti për më tepër se një orë me 10 futbollistë.

Të mërkurën kuqezinjtë do të presin Juventusin në “San Siro” dhe mungesave të lojtarëve si Bennacer e Ibra, do t’u shtohet edhe ajo e Sandro Tonalit, që u ndëshkua me karton të kuq, por trajneri Pioli fërkon duart, pasi ka rikuperuar danezin Kjaer dhe do të ketë në dispozicion edhe Theo Hernandez.

“Tani të gjithë do të shkojmë të shohim ndeshjen e Juventusit, për ta përgatitur edhe më mirë. Do të jenë një sfidë mjaft e rëndësishme, mes dy skuadrave që po kalojnë një moment mjaft të mirë, por aspak vendimtare për ecurinë e sezonit.

Ne duam t’i marrim ndeshjet me radhë dhe të nxjerrim më të mirën, por përballë do të kemi kampionët në fuqi, që ndonëse kanë mbetur pak mbrapa në renditje, kanë shumë cilësi në organikë. Do të kemi mungesa, pasi tani nuk do jetë as Tonali, por do luajmë mundësitë tona”, deklaroi Pioli pas ndeshjes.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Daut Haradinaj përmes një njoftimi në llogarinë e vet në…