Trajneri i Moldavisë: Kosova është favorite e grupit

04 mars 2020 | 11:11

Sot në Amsterdam të Holandës është hedhur shorti i Ligës së Kombeve, derisa Kosova ka zbuluar kundërshtarët e saj në Ligën C të këtij kompeticioni.

“Dardanët”, të cilët ishin në vazon e dytë të Ligës C, do të kenë përballë Greqinë, Slloveninë dhe Moldavinë në grupin 4.

Moldavia dhe Greqia janë dy shtete që nuk e njohin Kosovën.

Trajneri i Moldavisë, Engin Firat ka thënë se nuk mund të luajnë në Kosovë, e as Kosova nuk mund të luajë në Moldavi.

Por, Ai ka folur me respekt për Kosovën në aspektin sportiv.

“Është grupi më i fortë, të gjitha ndeshjet do të jenë të forta. Nëse ka një favorit, atëherë do të jetë Kosova që ka luajtur mirë kohët e fundit. Por edhe Greqia e Sllovenia janë kundërshtarë të fortë. Kemi probleme politike me Kosovën. Ne nuk mund të luajmë në Kosovë e Kosova nuk mund të luajë në Moldavi. Së pari duhet të zgjedhim këtë problem e më pas të mendojmë për ndeshjet. Por besoj që do të gjendet një zgjidhje”, ka deklaruar Firat.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pasditen e së martës, ministri i Jashtëm, Glauk Konjufca, i…