Trajneri i Moldavisë: Kundër Shqipërisë do të japim gjithçka në fushë

15 nëntor 2023 | 15:53

Trajneri i Kombëtares së Moldavisë, Serghei Clescenco lidhur më ndeshjen ndaj Kombëtares së Shqipërisë, e cila zhvillohet të premten ka thënë se moldavët do të japin gjithçka në fushë për të mos i zhgënjyer tifozët.

“Ne realisht duam ta shohim stadiumin plotë. Ende e mbaj mend ndeshjen e vitit 1998 kundër Gjermanisë. Tifozët qëndronin në këmbë, pasi stolat ishin mbushur. Ata brohoritnin pa pushim. Ne humbëm 1-3, por në 20 minutat e para kryesuam 1-0. Lojtarëve u them që pavarësisht rezultatit, ne nuk mund t’i zhgënjejmë tifozët tanë në aspektin e lojës. Jemi të motivuar për të dhënë gjithçka në fushë kundër Shqipërisë. Duam t’i bëjmë këto momente historike të paharrueshme për të gjithë Moldavinë”, ka thënë Clescenco.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve (AKB), Agim Shahini, ka…