Trajneri i Moldavisë: Shkojmë për fitore në Tiranë
Trajneri i Moldavisë, Serghei Clescenco, shprehet se ekipi i tij janë të gatshëm dhe kërkojnë fitoren, pasi sipas tij e kanë studiuar mirë kombëtaren tonë ‘kuqezi’ dhe i njohin pikat e dobëta.
Shqipëria do përballet me Moldavinë dhe Ishujt Faroe në kuadër të grupit E për kualifikueset për Kampionatin Evropian. Kombëtarja shqiptare më 17 qershor presin në “Air Albania” moldavët. Përpara këtij takimi foli edhe trajneri i Moldavisë, Clescenco u shpreh se udhëtojnë në Shqipëri për të marrë fitore.
“Kemi një skuadër të re, sigurisht lojtarët vijnë në këtë grumbullim pak të lodhur dhe duhet të marrin veten nga një sezon të gjatë e të vështirë. Ka elementë të rinj, shkojmë për të bërë surprizën dhe për të marrë një fitore në Shqipëri. Djemtë janë të gatshëm, e kam analizuar ndeshjen e Shqipërisë në Poloni. Them se ka pika të dobëta ku ne mund t’i godasim dhe të fitojmë. Nuk shkojmë si të humbur në Tiranë, mobilizimi ynë do të jetë maksimal dhe shpresojmë shumë në një rezultat pozitiv”, ka deklaruar trajneri i Moldavisë.