Trajneri i njohur e kërkon Muriqin

16 maj 2020 | 16:36

Sulmuesi i Përfaqësueses së Kosovës, Vedat Muriqi vazhdon ta mbajë në dilemë të ardhmen e tij.

Emri i tij po përmendet shumë për mundësinë e transferimit në kampionatin anglez, derisa ka interesim edhe nga skuadrat e Serie A në Itali.

Gjithsesi e ardhmja e gjigantit të Kosovës, duket se do të jetë Liga Premiere.

Mediet angleze janë të sigurta se Muriqi do të zgjedh transferimin te West Bromwich Albion, skuadër që është pranë rikthimit në Ligën Premier.

Ekipi i udhëhequr nga trajneri kroat Slaven Bilic e ka bërë objektivin kryesor Muriqin, teksa është gati të shpenzojë 23 milionë euro për transferimin e tij, gjithmonë nëse e siguron rikthimin në Ligën Premiere.

‘Daily Star’ ka raportuar se Muriqit i pëlqen ideja të punojë me trajnerin kroat dhe se ka pasur tanimë bisedime mes të dyve.

Bilic e sheh Muriqin si njeriun kryesor për repartin ofensivë, ndërsa kjo gjë e ka lumturuar sulmuesin e Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka thënë…