Trajneri i Norwichit: Jam shumë i kënaqur me Rashicën

18 shkurt 2022 | 12:49

Trajneri i Norwicht Cityt, Dean Smith është shumë i kënaqur me sulmuesin e Kosovës, Milot Rashicën. 25-vjeçari nga Vushtrria ka shënuar vetëm një gol në FA Cup, por Smith është optimist se shumë shpejt ai do të shënojë edhe në ligë.

“Miloti është ai me të cilin jam shumë i kënaqur. Ai ka vetëm një gol të FA Cup, por ka bërë disa asistime dhe nuk do të kalojë shumë kohë para se të shënojë në ligë”, u shpreh trajneri i Norwichit.

Norwichi gjenden në vendin e 18-të me 17 pikë pas 24 ndeshjeve, ndërsa gjenden katër pikë larg vendeve që shpëtojnë pa rënë nga elita.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
“Inventing Anna” është seriali më i ri në treg. Bëhet…