Trajneri i Norwichit: Rashica nuk largohet

29 korrik 2022 | 16:38

Milot Rashica do të mbetet në Norwich City, përkundër që skuadra e tij ka rënë nga elita e futbollit anglez. Sezoni i ri në Championship starton këtë fundjavë dhe Rashica duket i motivuar për të bërë mirë me klubin e tij.

Norwich City synon që të rikthehet përsëri në Ligën Premier pasi ka ruajtur shumicën nga lojtarët kryesorë që kishte sezonin e kaluar. Trajneri i Norwichit, Dean Smith ka folur në konferencë për shtyp një ditë para ndeshjes me Cardiff Cityn. Ai ka thënë se Rashica është plotësisht i përkushtuar te Norwichi dhe nuk është në plane largimi i tij.

“Miloti është rikthyer me një qëndrim të pabesueshëm. Ai duket në formë që nuk e kam parë më parë. Rashica është plotësisht i përkushtuar ndaj Norwichit në Championship”, ka deklaruar Dean Smith një ditë para lojës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Instituti “GAP” ka publikuar disa të dhëna për investimet kapitale…