Trajneri i Polonisë: Vështirë ta ndalësh Messin

29 nëntor 2022 | 20:18

Polonia do të kërkojë befasinë e madhe nesër në Kupën e Botës kundër Argjentinës. Polakët nuk kualifikohen nga faza e grupeve që nga viti i largët 1986-ta. I mjafton një barazim falë katër pikëve të marra në dy ndeshjet e para.

Bashkë me Brazilin dhe Maorkun, është kombëtarja që nuk ka pësuar akoma gol. Trajneri Czeslaw Michniewicz foli në konferencën për shtyp.

“Jam shumë i kënaqur me punën tonë në mbrojtje. Tani duam të shkojmë përpara. Kur kemi parë shortin, e dinim se ndeshja me Argjentinën do të ishte shumë tërheqëse. Messi është në fushë si Alberto Tomba në një pistë për ski. Nëse niset në slalom është e vështirë të ndalet. Të gjithë provojnë, por ai vazhdon të shënojë dhe të japë asistime. Nuk është aq e lehtë të ndalet. Megjithatë, kam shkuar në stadium të shikoj ndeshjen e tyre kundër Meksikës. Kam vlerësuar taktikën mbrojtëse të Meksikës, që i ka lënë shumë pak raste Argjentinës. Problemi është se kur ke Messi-n nuk të duhen shumë raste”, deklaroi trajneri i Polonisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i PDK-së, Ardian Kastrati, e ka cilësuar “qeveri të…