Trajneri i Portos: Arteta ofendoi familjen time
13 mars 2024
| 12:15
Arsenali u kualifikua në çerekfinale të Ligës së Kampionëve, duke mposhtur Porton pas goditjeve të penalltive. Trajneri i skuadrës portugeze, Sergio Conceicao, akuzoi pas ndeshjes kolegun e tij të Arsenalit, Mikel Arteta, se e ka ofenduar rëndë.
“Ajo që tha Arteta, drejt bankinës në spanjisht ishte e rëndë, ai ofendoi familjen time”, ka thënë Conceicao.
Pas përfundimit të ndeshjes, dy teknikët patën një debat intensiv në fushë.
“Ai duhet të fokusohet në stërvitjen e ekipit të tij. Rezultati ishte i padrejtë, skuadra ime e meritonte të kualifikohej”, ka shtuar trajneri i Portos.