Trajneri i Portugalisë, pas skandalit të Beogradit ku iu anulua goli Ronaldos: Gjyqtari kërkoi falje dhe tha që i vije turp

28 mars 2021 | 13:07

Kombëtarja e Portugalisë nuk ka arritur të mbajë epërsinë prej dy gola dhe ka barazuar në udhëtim te Serbia me rezultat 2-2 në ndeshjen kualifikuese të vlefshme për Kupën e Botës “Katar 2022”.

Portugezët mund ta fitonin ndeshjen, sikur në fund të saj të pranohej goli i rregullt i Cristiano Ronaldos, që topi kaloi edhe vijën, por që gjyqtarët kryesorë nuk e pranuan atë.

Ky rast ka bërë bujë në gjithë botën, derisa ka ngjallur reagime të ashpra te kampi portugez.

Cristiano Ronaldo ka qenë më i dëshpëruari për momentin që nuk iu pranua goli, madje ylli i Juventusit edhe u ndëshkua me karton të verdhë për shkak të protestave të mëdha.

Ndërkohë trajneri portugez, Fernando Santos ka pranuar pas ndeshjes se gjyqtari kryesor ka kërkuar falje pasi e ka pa në ekranet televizive rastin.

“Gjyqtari më kërkoi falje në dhomat e zhveshjes dhe më tha se i vinte turp për atë çfarë kishte ndodhur. Kam shumë respekt për të, por është absurde të mos ketë VAR në këto nivele”.

“Gjyqtarët bëjnë gabime të ndryshme, por duhet teknologjia. Topi ishte gjysëm metri brenda portës”, tha ndër të tjera Santos.

Ai foli edhe për reagimin e Cristiano Ronaldos, me portugezin që hoqi edhe shiritin e kapitenit dhe e hodhi në tok shkaku i revoltës.

“Unë nuk e di çfarë ka ndodhur, është normale të jesh i irrituar, sepse ai shënoi golin e fitores, por gjithsesi kjo është një temë e mbyllur, që nuk do t’i shkojmë më tej”, tha Santos.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bartësja e listës së Partisë për Veprim Demokratik, Ardita Sinani…