Trajneri i Prishtinës deklarohet pas barazimit ndaj Gjilanit
30 mars 2021
| 17:28
Prishtina nuk ka arritur më shumë se një barazim ndaj Gjilanit, në kuadër të xhiros së 26-të në Superligën e Kosovës në futboll.
Pas ndeshjes kryetrajneri i Prishtinës, Zekrija Ramadani, ka deklaruar se penalltia e humbur i ka penalizuar për t’i marrë pikët e plota.
“Në këtë ndeshje na ka munguar agresiviteti, pasi dëshirë për fitore nga ishte lojtarët. Kemi dhënë maksimumin por edhe skuadra e Gjilanit ka mbyllur mjaftë mirë korridoret e skuadrës sonë dhe ajo penallti e pa realizuar na penalizoi për të marrë pikët e plota”, deklaroi Ramadani për “Art Sport”.
Prishtina me këtë barazim gjendet në pozitën e tretë me 51 pikë, ndërsa Gjilani në vendin e katërt me 37-të sosh.