Trajneri i Prishtinës: Ishte një fitore e vështirë kundër Feronikelit
23 nëntor 2021
| 15:58
FC Prishtina e mposhti sot Feronikelin me rezultat 2-0. Trajneri Abdullah Ibrakoviq e ka vlerësuar si të vështirë fitoren ndaj skuadrës nga Drenasi.
“Ishte një fitore e vështirë, ashtu siç e kemi parashikuar, pasi Feronikeli u mbyll para portës mirë dhe na detyroi që gjatë tërë pjesës së parë ta kërkojmë golin. Arritëm të shënojmë dy gola në pjesën e dytë dhe të sigurojmë fitoren që është e rëndësishme. Po punojmë që ekipi të përmirësohet edhe më shumë dhe besoj që do të jemi më të mirë”, ka thënë Ibrakoviq.