Trajneri i Prishtinës komenton fitoren ndaj Arbërisë

19 shkurt 2021 | 16:39

Trajneri Zekirija Ramadani ka thënë se është i kënaqur me paraqitjen e Prishtinës në ndeshjen kundër Arbërisë (0-4).

Trajneri i klubit kryeqytetas me pas ka kërkuar nga futbollistët që të kërkojnë gjithmonë maksimumin nga vetvetja, pasi gjithmonë mund të japin me shumë.

“I kënaqur me lojën dhe rezultatin. Pjesa e parë ishte më efektive për ne, arritëm të shënonim tre gola. Pjesën e dytë donim ta menaxhonim rezultatin. Urime futbollistëve të mi. Kemi marr mësim në dy ndeshjet e para kundër Arbërisë. Sot ishte krejt ndryshe. Gjithmonë ju them futbollistëve që duhet garuar me vetveten. Futbollistët s’duhet të jenë të kënaqur nga vetvetja, gjithmonë mund të japin më shumë. Jemi në rrugën e duhur, po punojmë mirë, kemi disiplinë. Jemi mirë por duhet të kërkojmë më shumë nga vetvetja”, ka thënë Ramadani.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Wolfsburgu që po lufton për të arritur kompeticionet evropiane do…