Trajneri i Prishtinës: Nuk jam i kënaqur me barazim
Skuadra e Prishtinës luajti me rezultat 0-0 ndaj Dukagjinit të Klinës. Trajner i ri i kryeqytetasve, Abdulah Ibrakoviq, ka folur pas ndeshjes. Ai ka thënë se është mëkat se Prishtina nuk fitoi pas rasteve të shumta që kishte.
“Ndeshja ishte në momente interesante dhe është mëkat që nuk shënuam përkundër rasteve të shumta që i patëm. Në pjesën e parë ishim shumë më të mirë, kurse në të dytën Dukagjini ishte më i rrezikshëm në kundërsulme”, ka thënë Ibrakoviq.
“Nuk mund të jem i kënaqur me barazim, pasi kishim më shumë nga loja. Duhet të punojmë shumë me ekipin për të ndryshuar mentalitetin dhe ritmin e lojës. Në fakt, ekipi që dëshiron të fitojë diçka duhet të ketë mentalitet tejet të madhe. Dihet ambiciet e klubet që janë dhe na pret një punë shumë e madhe”, ka shtuar Ibrakoviq.