Trajneri i PSG-së: Nuk jemi favorit kundër Juventusit

06 shtator 2022 | 15:18

Christophe Galtier është gati të përballet me Juventusin në ndeshjen e parë të Grupit H të Champions League, kompeticion në të cilin PSG e tij prezantohet si një nga skuadrat favorite, megjithëse tekniku i kampionëve të Ligue 1 preferon të mbajë një profil të ulët.

“Çdo vit ka 8- 9 skuadra që potencialisht mund të fitojnë Champions League. Ka ekipe të preferuara që nuk arrijnë deri në fund, pastaj ka surpriza dhe skenarë të pakuptimtë. Klubi dëshiron të fitojë dhe ne kemi lojtarë të mëdhenj, por të themi se jemi favoritë… nuk mendoj”, ka theksuar fillimisht timonieri i parizienëve.

Juventusi? Ka përvojë, është i vështirë për t’u mposhtur. Tani thuhet se është në vështirësi, por duke pasur parasysh organizimin e tij do të jetë e vështirë të krijohen situata kundër tyre. Ata bëjnë punë intensive në mbrojtje dhe janë shumë të fortë në tranzicion, sulmojnë fort dhe Vlahovic është gati për të të ndëshkuar.

Donnarumma? Jam i kënaqur me paraqitjen e Donnarumma, ai punon shumë. Jam i kënaqur me atë që ai i jep ekipit.

Mungesa e Angel Di Maria?  Është turp, sepse ai bëri historinë në Paris. Ishte shembullor, bëri mirë dhe nuk mund të jem i kënaqur me dëmtimin e tij, sepse do të kisha dashur të luante. I jep përvojë skuadrës, por jam i sigurt se kushdo që do ta zëvendësojë do të jetë i një niveli të madh.

Gjendja e skuadrës? Pas fitores në Nantes pashë që lojtarët u fokusuan menjëherë në ndeshjen e nesërme. Është hera e parë që shoh lojtarë të përqendruar kaq herët. Ndeshje kolektive dhe individuale. Ata u kujdesen të përgatiten mirë.

Presioni? E pranova kur mora këtë pozicion te PSG. Dua të luaj për Champions League, të shikoj cfarë mund të bëjmë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-lojtari i Yankees është ndarë me Kathryne “Kat” Padgett kanë…