Trajneri i PSG-së: Po rrezikojmë titullin

01 maj 2023 | 11:10

PSG u turpërua nga Liorient me shifrat 1-3, një ndeshje të cilën parizienët e luajtën me dhjetë lojtarë prej minutës 20-të pasi Hakimi u ndëshkua me kartonin e kuq.

Tashmë titulli kampion mund të rrezikohet seriozisht pasi Marseille i vendit të dytë ndodhet vetëm 5 pikë larg, ndërkohë që kanë mbetur edhe 5 ndeshje për t’u luajtur deri në fund të sezonit.

“Siguriusht që do të na duhet të analizojmë arsyet e këtij gabimi. Pyetja e vërtetë që duhet t’i bëjmë vetes është se çfarë duam të bëjmë me avantazhin e pikëve që kemi ndaj atyre që na ndjekin. A duam të hedhim në kosh gjithçka që kemi bërë deri më tani? Mendoni se jemi kampionë, por nëse nuk bëhemi kamipinoë? Ne po rrezikojmë titullin. Ne kemi një objektiv për të arritur dhe bol më me merkato. Mos vazhdoni të flisni për të ardhmen e këtij apo atij lojtari”, është shprehur trajneri i PSG-së, Christophe Galtier.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Forcat turke e kanë vrarë liderin e supozuar të grupit…