Trajneri i PSG-së: Të gjithë e duan Messin
Trajneri i Paris Saint-Germain, Christophe Galtier, lavdëroi Lionel Messin, pasi u pyet se si ndihej teksa menaxhon ikonën e Argjentinës. Galtier zëvendësoi Mauricio Pochettino në krye të PSG-së.
“Nuk mund të befasohem sa i mirë është ai sepse kur ke një rekord të tillë, një numër të tillë ndeshjesh, aq trofe, është sepse je një profesionist shumë i madh. Ai e ka konfirmuar atë menjëherë për mua. Leo bën të gjitha seancat stërvitore, është i përfshirë, është i buzëqeshur, shkëmbehet me partnerët, është frymëzim për lojtarët tanë dhe më pëlqen çdo moment ta shoh në fushë, ta përshëndes çdo ditë sepse përfaqëson shembullin që duhet ndjekur”, ka thënë Galtier.
“Ai ka fituar gjithçka, thjesht i ka munguar Kupa e Botës, por në nivel klubesh ai ka fituar gjithçka. Ai ka fituar çmime individuale por nuk është i kënaqur, larg kësaj. Unë mendoj se ai është i lumtur dhe kur Leo buzëqesh, skuadra buzëqesh. Ai është i dashur dhe i admiruar nga bashkëmoshatarët e tij”, ka shtuar trajneri i PSG-së.