Trajneri i Realit: Shpresojmë të mos jetë serioz lëndimi i Kosovare Asllanit

17 dhjetor 2021 | 12:55

Kosovare Asllani është ndalur sërish. Vetëm pak ditë më parë futbollistja shqiptare u kthye nga demontimi dhe në dy ndeshje tregoi se është njëra prej sulmuesve më të mira në Madrid, duke shënuar tre gola.

Por, ajo ka sërish probleme fizike. Asllani u detyrua të lërë para kohe fushën në sfidën që Reali e fitoi 3-0 ndaj Kharkivit. Alberto Toril, trajneri i “Los Blancos”, shpreson që të mos ketë diçka serioze.

“Do të shohim se çfarë ka Asllani. Shpresojmë që të jetë vetëm një lodhje. Shpresoj që të mos ketë asgjë, por në rast të kundërt, atëherë kemi futbolliste të tjera për të përdorur përpara”, ka thënë Toril.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mikro-ndërmarrjet, agrobizneset dhe fermerët e vegjël, duke përfshirë kompanitë në…