Trajneri i Reimsit flet pas rikthimit të Zenelit
06 mars 2020
| 15:27
Ylli i Kosovës në futboll, Arbër Zeneli është rikthyer nga lëndimi në ndeshjen ndaj Monacos. Trajneri i Stade de Reims, David Guion, ka thënë se Zenelit i duhet durim për tu rikthyer në formën më të mirë.
“Lëndimet si të Zenelit mund të marrin rreth shtatë ose tetë muaj për t’u shëruar. Arbrit i duhen minuta lojë për t’u rikthyer në formë, por atij i duhet edhe durim, që nganjëherë mund ta humbë. Por, na takon neve ta mbështesim atë në mënyrën më të mirë të mundshme”, ka thënë Guion.