Trajneri i Reimsit: Ne kemi nevojë për Zenelin

13 prill 2020 | 16:46

Trajneri i Stade de Reims, David Guion e mirëpret rikthimin e Arbër Zenelit, të cilin e sheh si një lojtar mjaft të rëndësishëm, për të cilin ka nevojë ekipi francez. Stade de Reims ka nevojë për Arbër Zenelin.

Trajneri i ekipit francez, David Guion mezi pret që mesfushori ofansiv kosovar të rikthehet në fushën e blertë në formën optimale pas lëndimit të rëndë që e kishte pësuar vitin e kaluar.

Përfaqësuesi kosovar ishte rikthyer në ndeshjet e fundit duke luajtur pak minuta para se futbolli evropian të paralizohej totalisht shkaku i koronavirusit.

Tash, ekipi francez e pret me padurim ish-futbollistin e Heereveenit, kur të rinisë kampionati francez.

“Pjesa e mbetur e sezonit do të jetë mjaft e rëndësishme. Ne kemi nevojë për pasimin final të Arbërit, për t’i vënë sulmuesit tanë në pozita solide për të shënuar. Stade de Reims ka nevojë për Arbërin”, insiston trajneri Guion.

Zeneli ishte transferuar në Reims pas eksperiencës së suksesshme që e pati në Holandë.

Edhe në Francë bëri paraqitje solide derisa u lëndua në ndeshjen Mali i Zi – Kosova. Rikthimi i Zenelit do ta gëzojë edhe Përfaqësuesen e Kosovës, pasi ai pritet të jetë i gatshëm për ndeshjen gjysmëfinale të “play-offit” të Ligës së Kombeve ndaj Maqedonisë së Veriut.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shtabi Komunal për Menaxhimin e Situatës me Covid-19 në Malishevë,…