Trajneri i ri i Realit: Perez mendon rikthimin e bujshëm

01 qershor 2021 | 00:12

Real Madrid është pa trajner për momentin. Zinedine Zidane dha dorëheqjen disa ditë më parë dhe disa emra ndodhen në listën e Florentino Perez.

Presidenti i “Los Blancos” nuk dëshiron të nxitohet. Raul dhe Mauricio Pochettino mbeten në garë për stolin, teksa janë ulur shanset e Antonio Contes.

Një tjetër trajner italian po qarkullon në mendjen e Perez. Mediat iberike raportojnë se kreu i Real Madrid po mendon të rikthejë në pankinë Carlo Ancelottit, të cilin e ka kontaktuar presidenti spanjoll.

Ky i fundit drejtoi Realin në periudhën korrik 2013-gusht 2015. 61-vjeçari fitoi Champions League në vitin 2014, që ishte hera e dhjetë në histori që ekipi i famshëm spanjoll siguronte trofeun prestigjioz.

Ancelotti u rikthye në hero dhe tifozët vijojnë të kenë një respekt të madh për të. Për 1.5 vitesh drejton Everton në Premier League dhe telefonatën e Perez për t’u rikthyer në stolin e Realit vështirë që do e refuzonte.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka deklaruar se…