Trajneri i Rubin Kazanit i sigurt: Mirlind Daku do të shkojë në Evropian
Sulmuesi Mirlind Daku do të ftohet nga Sylvinho për Kampionatin Evropian “Euro 2024”. Kështu së paku ka deklaruar trajneri i tij, Rashid Rakhimov.
Ylli nga Gjilani nuk ishte ftuar në ndeshjet e muajit mars, mirëpo që atëherë është këndellur në kampionatin rus duke shënuar gol pas goli.
E me këtë formë aktuale, trajneri i Rubin Kazanit është shprehur i sigurt që Daku do të ftohet për “Euro 2024”.
“Daku do të shkojë në Evropian. Nuk kam dëgjuar ende që mund të largohet. Kemi bërë një bisedë me të, i kam thënë që të rritet dhe të zhvillohet. Ka një siguri të madhe dhe potencial”.
“Sigurisht, momenti i ndarjes do të vijë, por mos u nxitoni për këtë moment, së pari duhet të jetë një lojtar i qëndrueshëm dhe të tregojë nivelin e tij. Ne kemi krijuar një lloj varësie prej tij. Është e vështirë që të inkuadrohesh si Daku në Rusi pasi vjen nga Sllovenia. Me përmasat e tij, të kesh një driblim të tillë, shpejtësi dhe aftësi për të luftuar, vlen shumë. Patjetër që do të shkojë larg”, ka thënë ai.
Daku po mahnit të gjithë në Rusi, ku shumë trajnerë kanë deklaruar se nuk kanë si ta ndalin dhe fatmirësisht për të, UEFA ka zyrtarizuar se 26 lojtarë do të ftohen nga kombëtaret, jo 23 qysh ishte më parë, prandaj shanset janë rritur që të ftohet nga Sylvinho.
E njëjta gjë s’mund të thuhet për anësorin Arbnor Mujën, që ka dëshpëruar këtë vit – sidomos që nga janari kur kaloi te Samunspor