Trajneri i Rusisë mesazh FIFA-s dhe UEFA-s: Kishim një ëndërr, tani e humbëm
01 mars 2022
| 12:13
Valeri Karpin, trajneri i Përfaqësueses së Rusisë, ka reaguar pas vendimin të FIFA-s që përjashtoi këta të fundit nga Botërori i Katar.
“Është e kotë të themi që jemi të gjithë të zhgënjyer. Sigurisht që prisnin të fitonim ndeshjet e ‘play-off’, do të ishim të vendosur në fushë. Është një mëkat për lojtarët të cilët ëndërronin të ishin në Botëror, tani i kanë humbur të gjithë shpresat. Shpresojë që sanksionet e FIFA-s dhe UEFA-s mund të hiqen së shpejti dhe që futbollistët rusë të rikthehen në skenën ndërkombëtare”, u shpreh ndër të tjera Karpin.