Trajneri i Senegalit shtrihet në spital

21 janar 2024 | 14:03

Për shkak të gjendjes jo të mirë shëndetësore, trajneri i Kombëtares së Senegalit, Aliou Cisse tashmë gjendet në spital.

Cisse është shtrirë në spital menjëherë pas fitores së ekipit të tij Senegalit 3-1 ndaj Kamerunit në takimin e vlefshëm për fazën e grupeve të AFCON-it.

Sipas faqes së njohur sportive në Afrikë, “Canal Plus”, është duke i pritur disa analiza për ta mësuar gjendjen e tij shëndetësore.

47-vjeçari është trajner i Senegalit që nga viti 2015 dhe ka pasur suksese të mëdha me këtë Kombëtare që nga koha kur është emëruar në stol.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, ka lëshuar një deklaratë ku…