Trajneri i Sevillas: Ende se besoj se fituam

01 qershor 2023 | 13:21

Jose Luis Mendilibar ka bërë një punë të jashtëzakonshme në krye të Sevillas në vetëm 16 ndeshje, duke i dhënë një trofe dhe duke e shpëtuar nga rënia nga kategoria. Për herë të shtatë andaluzianët fituan trofeun e Ligës së Evropës, duke triumfuar në të gjithë finalet e luajtura.

“Ende nuk e besoj që kemi fituar, por ne luftuam dhe trofeu i Ligës së Evropës është i yni. Ndeshjen e nisëm keq, pasi nuk depërtuam shumë në zonën e Romës. Por pjesa e dytë  ishte një tjetër simfoni. Arritëm të shkonin shpesh herë në zonën e tyre dhe barazuam rezultatin. Për sa i përket penalltive, lojtarët ishin të caktuar. Megjithatë, ata e ndryshuan vetë rendin mes tyre gjatë zhvillimit të penalltive”, ka thënë trajneri spanjoll.

Kontrata e Mendilibar me Sevilla përfundon me 30 qershor, por një gjë e tillë nuk e shqetëson. “Do të shohim se çfarë do të ndodhë, por tani duhet ta shijojmë këtë moment me të gjithë tifozët tanë. Ndihem shumë mirë këtu. Është e mrekullueshme të punosh me këta lojtarë. Do të ishte një çmenduri të mos vazhdoja! Megjithatë ende nuk e di nëse do të rinovoj apo jo, por edhe unë nuk e kam mendjen aty tani. Puna u krye mirë dhe kaq”, ka shtuar strategu i Sevillas.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka pritur…