Trajneri i Sivassporit: Manaj do të mungojë gjatë

08 tetor 2024 | 15:11

Trajneri i Sivassporit, Bulent Uygun ka bërë me dije se mungesa e Rey Manajt do të jetë për një kohë të gjatë, çka do të thotë se sulmuesi kuqezi nuk do të mund të japë kontribut as për ndeshjet e muajit nëntor në Ligën e Kombeve.

“Rey Manaj nuk do të jetë në mesin tonë për një kohë të gjatë për shkak të dëmtimit të tij. Është vërtet shqetësuese për ne që edhe Koita është dëmtuar dhe ka hyrë në një periudhë ku nuk e dimë se çfarë do të ndodhë”, ka thënë trajneri i Sivassporit. “Ne do ta shfrytëzojmë sa më mirë pushimin për shkak të ndeshjeve të kombëtare dhe do të kompensojmë mangësitë tona në përputhje me rrethanat”, ka shtuar ai.  Sipas të gjitha gjasave, Sylvinho duhet t’i bëjë llogaritë pas Manajn për ndeshjet e nëntorit.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri Albin Kurti, i shoqëruar nga ministri i Kulturës, Rinisë…