Trajneri i Sivassporit: Refuzuam 7 milionë euro për Manajn
01 gusht 2024
| 15:36
Trajneri i Sivassporit, Bylent Ujgun, ka thënë se janë refuzuar shumë oferta edhe të rëndësishme ekonomike për Rei Manajn, pasi janë cilësuar ende të ulëta për vlerat që ka lojtari shqiptar.
“Ka 3-4 skuadra që e duan Manajn. Por nëse nuk do të marrim parametrat financiarë që kërkojmë nga këto skuadra, drejtuesit tanë nuk do ta lejojnë të largohet. Manaj po bën stërvitje speciale këto ditë. Ai do të kthehet përsëri te Sivaspor. Ka 3-4 skuadra por nuk janë në nivelin e kërkesave që kemi. Ne nuk shohim për shifra të tilla. Ata na kanë ofruar 6-7 milionë euro dhe ne nuk e kemi pranuar. Ai gjithsesi është një javë me leje, pas një jave do të mbyllë stërvitjen individuale dhe do t’i bashkohet skuadrës’, ka thënë trajneri i Sivassporit.