Trajneri i Slavia Pragës pret që Ballkani ta ndihmojë duke e ndalur Clujin
Ballkani edhe matematikisht i ka humbur gjasat për kualifikim nga faza e grupeve në Ligën e Konferencës.
Suharekasit janë mposhtur mbrëmë në “Fadil Vokrri” nga Slavia Praga me rezultat minimal 0:1.
Goli i vetëm i ndeshjes është shënuar në minutën e 75-të, e që në fund ka dalë të ishte edhe goli i eliminimit.
Kësisoj, Slavia Praga tani ka shtatë pikë, aq sa ka edhe Cluj në vendin e dytë.
Për t’u kualifikuar tutje Slavia Praga, Cluj duhet të barazojë ose humb nga Ballkani, ndërsa ekipi çek të fitojë ndaj Sivassporit tashmë të kualifikuar.
E trajneri i Slavia Pragës, Trpisosvky tha se e pret ndihmën e Ballkanit, por e paralajmëroi kampionin e Kosovës.
“Duhet të presim këtë ndihmë nga Ballkani, por Cluj është shumë i fortë në shtëpi”, është shprehur trajneri i Slavias, Trpisovsky.
Ballkani është në vendin e fundit në grup dhe nuk ka gjasa për kualifikim tutje.