Trajneri i Southamptonit: Broja është i gatshëm për ndeshjen e radhës

18 nëntor 2021 | 16:30

Pas grumbullimit të pasuksesshëm me Kombëtaren Broja u rikthye të shtunën e kaluar te klubi i tij Southampton dhe tani është rikuperuar plotësisht për ndeshjen e fundjavës, që sheh “shenjtorët” të impenjuar në transfertën ndaj Norwichit.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë trajneri austriak, Ralph Hasenhuttl, që ka sqaruar se të gjithë futbollistët me probleme fizike, janë rikuperuar plotësisht për ndeshjen ndaj Norwich, me përjashtim të Jack Stephens.

“Ward-Prowse, Livramento, Broja dhe Stephens kanë qenë futbollistët me probleme fizike dhe që kanë punuar nën kujdesin e ekipit mjekësor. Megjithatë përveç Stephens, të gjithë të tjerët kanë kryer stërvitje të plota në fushë gjatë këtyre ditëve dhe do të jenë në dispozicion për sfidën ndaj Norwich. Broja ka pasur një problem në kyç, që duket se e ka kaluar totalisht tashmë dhe është gati për sfidën e radhës”, ka thënë ndër të tjera Hasenhuttl.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në skuadrën e madhe franceze, PSG kanë filluar të mendojnë…