Trajneri i Spanjës: Kemi një gjeneratë të artë futbollistësh
15 korrik 2024
| 12:52
Spanja triumfoi në finalen ndaj Anglisë (2-1). Trajneri Luis de la Fuente nuk mundi ta fsheh gëzimin për suksesin e arritur. Ai ka thënë se spanjollët kanë një tashme dhe të ardhme të ndritur.
“Le t’i gëzohemi momentit, kemi një të tashme dhe një të ardhme të mrekullueshme. Kemi një gjeneratë të artë futbollistësh. Yamal dhe Williams janë dy djem fantastikë, të jashtëzakonshëm, të cilët mund të rriten akoma më shumë. Jemi me fat që i kemi në skuadër”, ka thënë Luis de la Fuente.