Trajneri i Spanjës: Në Evropian shkojmë për ta fituar
Trajneri i Spanjës, Luis de la Fuente, është shumë i qartë sa i takon objektivit të iberikasve në këtë edicion të Evropianit, aty ku bëjnë pjesë në Grupin B së bashku me Italinë, Kroacinë dhe Shqipërinë. Në një intervistë për “Teledeporte”, 62-vjeçari theksoi se “Furia e Kuqe” do të luajë me objektivin për të triumfuar.
“Spanja ka fatin që në organikë të ketë shumë futbollistë të mirë. Vendimin për lojtarët e grumbulluar do ta marrë pak më vonë. Por, i di të gjitha alternativat. Isco po bën shumë mirë, e meriton dhe ka mundësi që të jetë pjesë e kombëtares. Unë shoh një Spanjë shumë të fortë për Evropianin, jam një ‘gladiator’ dhe nuk futem në luftë nëse nuk mendoj se do ta fitoj atë. Ne do të luftojmë fort për ta fituar Evropianin”, u shpreh De La Fuente.
Spanja do të luajë ndaj Shqipërisë ndeshjen e tretë të grupit më 24 qershor në orën 21:00 në stadiumin Merkur Spiel – Arena të Dyseldorfit.