Trajneri i Spanjës: Yamali duhet të jetë i qetë para finales

12 korrik 2024 | 15:55

Ka shënuar 1 gol dhe ka asistuar 3 të tjerë, në “Euro 2024” dhe mbrëmjen e së dielës do të ketë mundësinë të fitojë titullin e madh kampion të Evropës, vetëm 17 vjeç, me yllin spanjoll, Lamine Yamal, i cili është në qendër të vëmendjes, ku nuk kanë munguar as krahasimet me yjet e futbollit botëror.

Krahasimet e 16-vjeçarit me emrat më të mëdhenj të historisë së futbollit nuk mungojnë, megjithatë për mediat, tekniku i “Furive të Kuqve”, Luis de la Fuente ka bërë thirrje që lojtarit të mos i ushtrohet shumë presion.

“Nëse kthehemi dhe krahasojmë Yamalin me Maradonën, Cruyffin, Pelen apo Messin në këtë moshë, edhe ata do të përjetonin një situatë të ngjashme, ku nuk do të mungonin elozhet. Nuk dua t’i bëj presion që të jetë një lojtar i këtij profili dhe niveli dhe nuk dua ta bëj të mendoj se ai duhet t’u ngjasojë atyre. Ai mund ta bëjë këtë, por ajo që duhet të bëj është të jetë i qetë, të mos ketë presion. Është përgjegjësia jonë ta drejtojmë Yamalin në futboll, por edhe t’i mësojmë gjërat emocionale, personale, inteligjencën dhe interpretimin e jetës. Kjo do ta ndihmojë atë të jetë një futbollist më i mirë”, u shpreh trajneri i Spanjës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Driton Selmanaj, ka…