Trajneri i Spartës: Rrahmani bëri punë shumë të mirë

26 shkurt 2025 | 15:17

Sulmuesi i Kosovës, Albion Rrahmani të martën mbrëma, shënoi gol në fitoren 3-0 të Sparta Pragës ndaj Duklas, në ndeshjen e vlefshme për Kupë të Çekisë.

Rrahmani luajti vetëm në pjesën e parë pasi ende po e merr veten pas një lëndimi që kishte. Para ndeshjes ishte caktuar që Rrahmani të luante vetëm në pjesën e parë dhe u zëvendësua nga Ermal Krasniqi. 24-vjeçari i ka katër gola në kampionat dhe dy në kupë.

“Ai bëri punë shumë të mirë. Ne e nxorëm pas pjesës së parë, pasi po i japim gradualisht hapësirë pas lëndimit. E kemi ditur para ndeshjes se do të zëvendësohet”, ka thënë trajneri i Spartës, Lars Friis.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Paneli i Gjykatës Supreme të Dhomave të Specializuara në Hagë…