Trajneri i Suedisë: Ibra mund të rikthehet në Kombëtare

02 janar 2021 | 21:03

Trajneri i Kombëtares suedeze, Janne Andersson ka lënë derën hapur për rikthimin e Zlatan Ibrahimoviq në Kombëtare.

Sipas ‘LaGazzettadelloSport’, Zlatan Ibrahimoviq është afër kthimit në Kombëtaren e Suedisë dhe këtë e ka konfirmuar edhe trajneri i Kombëtares suedeze, Janne Andersson.

“Nëse Zlatan hap derën, ne do të flasim”, ka thënë Andersson.

Ibra u takua me trajnerin në Milano përsëri në nëntor për të diskutuar një kthim të mundshëm në Kombëtaren.

“Ne kemi folur dhe ai konfirmoi se ai kurrë nuk më ka akuzuar mua si racist”, tha ai.

“Nëse Zlatan hap derën, ne do të flasim. Ajo që i thamë njëri-tjetrit duhet të mbetet private”, përfundoi Janne Andersson.

Ibrahimoviq, tani është 39 vjeçar, ai njoftoi pensionimin e tij nga Kombëtarja suedeze në vitin 2016.

Suedezi sulmoi trajnerin e Kombëtares përsëri në shtator duke thënë se lënia e yllit të Juventusit, Dejan Kulusevski në stol ishte ‘një shaka absolute’.

Gjatë një interviste të fundit me ‘SkySport’, ish sulmuesi i Barcelonës dhe Manchester United foli për marrëdhënien me trajnerin e Suedisë.

“Unë kam folur me trajnerin dhe i kam shpjeguar atij situatën”, tha ai.

“Për 20 vjet unë kam hapur rrugën për ata që nuk ishin të mirëpritur, të huaj që kishin origjinë të ndryshme. Kur erdhi ai bëri zgjedhje të ndryshme, duke mbyllur derën për mua”, shtoi ai.

“Unë u ankova sepse Dejan Kulusevski ishte lënë jashtë formacionit bazë. Juventusi shpenzoi shumë para për të, por ai nuk po luante në Kombëtaren. Më mungon Suedia, mund të kthehem nëse ndihem mirë, por prania ime nuk duhet të shqetësojë askënd. Ne do të shohim se çfarë do të ndodhë kur të vijë momenti i duhur”, përfundoi Zlatan Ibrahimoviq.

Sipas ‘LaGazzettadelloSport’, kthimi i Ibrahimoviqit në Suedi është afër me sulmuesin që do të luante Euro 2020 me Kombëtaren e tij.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Vetëm gjashtë komuna kanë mbetur në zonën e kuqe, aty…