Trajneri i Suedisë: Kosova është e aftë të na krijojë probleme
28 shtator 2021
| 14:02
Kombëtarja e Suedisë e ka publikuar listën e lojtarëve për ndeshjet e muajit tetor, të vlefshme për eliminatoret për Kupën e Botës. Pjesë e kësaj liste do të jetë edhe sulmuesi i Milanit, Zlatan Ibrahimoviq.
Suedia përballet me Kosovën më 9 tetor ndërsa tri ditë më vonë takohet me Greqinë Trajneri i Suedisë, Janne Andersson ka thënë se Kosova është ekip individualisht i aftë që do të provojë t’ju krijojë probleme.
“Së pari, ne duhet të jemi sa më mirë të përgatitur për Kosovën. Ne e dimë se është një ekip individualisht i aftë që do të bëjë gjithçka për të na krijuar probleme. Kosova, ndër të tjera, bëri një lojë shumë të mirë kundër Spanjës herën e kaluar”, ka thënë Andersson.