Trajneri i Suedisë takohet me Ibrahimoviqin, kjo është arsyeja
Trajneri i Suedisë, Jane Anderson është i gatshëm të vazhdojë të bisedojë me veteranin Zlatan Ibrahimoviq për të vendosur për rikthimin e sulmuesit te kombëtarja e Suedisë, katër vite pas tërheqjes nga përfaqësuesja nordike.
Të dy janë takuar së fundmi me njëri-tjetrin rreth mundësisë që 39-vjeçari i Milanit të rikthehet te Suedia. Pas përfundimit të takimit, Anderson tregoi se ndihet i lumtur për gatishmërinë e Ibrës për të kontribuar sërish në kombëtaren suedeze. Ai shtoi se do të vazhdojë të diskutojë me sulmuesin për zgjidhjen e çështjes.
“Kur Zlatan Ibrahimoviq hapi sërish temën e kthimit në kombëtare, ndihej e natyrshme dhe rëndësishme që të takoheshim e të bisedonim sa më shpejt të jetë e mundur. Jam i kënaqur që mundëm të takoheshim kaq shpejt. Takimi shkoi shumë mirë dhe vendosëm të vazhdojmë të dialogojmë”, ka deklaruar Anderson. Duket se 58-vjeçari ka ndryshuar qëndrim në kurs 180 gradë, teksa e quante “mbyllur derën për Ibrahimoviçin te Suedia”.