Trajneri i Torinos: Berisha do të jetë titullar
17 mars 2022
| 15:00
Etrit Berisha do të jetë përsëri titullar në Serinë A, ku Torino do të përballet në këtë fundjavë me Genoan.
Konfirmimi ka ardhur nga trajneri i skuadrës, Ivan Juriç, i cili ka bërë të qartë se do të jetë gardiani kuqezi mes shtyllave në kërkimin për të marrë një fitore që do të bënte shumë më të qetë javët e fundit të kampionatit për ekipin e tij.
“Berisha i konfirmuar nga minuta e parë? Po”, ishte përgjigja e Juriç para gazetarëve, duke bërë të qartë se tashmë gardiani kuqezi ka fituar vend më të rëndësishëm në hierarkinë e skuadrës kundrejt Milinkoviç-Saviç.