Trajneri i Torinos: Berisha është titullar

01 prill 2022 | 11:58

Torino rikthehet të luajë Salerno, ku kërkon të bëjë kthesën në kampionat. Skuadra granata në portë edhe në këtë duel pritet të ketë Etrit Berishën, teksa konfirmimi ka ardhur dhe nga trajneri Juriq.

“Pushimi ka shërbyer për të reflektuar. Ka pasur problematika, por në këto tetë ndeshje kemi goditur 6 herë shtyllën, kemi pësuar 4 gabime të gjyqtarëve dhe kemi pësuar 3 gola në minutat e fundit. Kemi shumë për të përmirësuar, por ndonjëherë futbolli është kështu. Berisha është paraqitur mirë në dy ndeshje dhe më pas ndodhi një gabim ose jo gabim në Genoan. Por ai ka luajtur shumë mirë kundër Interit dhe Bolognas: synimi im është që të vazhdoj që të jetë titullar”, ka thënë  Juriq.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Katërmbëdhjetë tonë ushqime dhe barëra që ishin nisur për në…