Trajneri i Turqisë ‘injoron’ Shqipërinë: Rivalë kemi Francën e Islandën
Senol Gunes, trajneri i Turqisë ka folur sot për mediet e vendit të tij në një konferencë për shtyp, mbi këtë fazë kualifikuese të Evropianit, ku është krahasuar me Francën dhe Islandën, pasi këta quan konkurrentët për t’u kualifikuar në Evropian.
“Jemi në fillimin e një shkalle dhe në Shqipëri duhet të bëjmë hapin e parë. Nuk duhet të mbetemi në të kaluarën dhe nuk mund të mburremi me sukseset që janë arritur. Ne duhet të jemi si Franca, e cila mendon se si do të mbrojë suksesin. Ndërsa Islandën nuk e njihnim. Kur unë kam qenë në kryer të kombëtares kemi bërë vetëm një miqësore dhe e kemi fituar 4-0”, ka thënë Gunes, transmeton “Panorama Sport”.
“Ndeshja me Shqipërinë do të jetë shumë e luftuar. E mira do të ishte që në ndeshjen e parë të fitonim. Është e rëndësishme që jemi më të mirë në letër se Shqipëria, por duhet ta tregojmë edhe në fushë këtë gjë. Nëse fitojmë dy ndeshjet e para dhe një prej atyre me Francën, mendoj se do të jemi para skuadrave të tjera”, ka shtuar turku.
“Do të ishte më e mira të nisnim direkt kundër Francës dhe jo kundër Shqipërisë dhe Moldavisë, kështu do ishim më të motivuar. Francën dhe Islandën i kemi si rival në letër, por në fund do të luajmë kundër të gjithëve. Duhet të nisim duke kaluar Shqipërinë, janë shënjestra jonë e parë dhe duhet ta nisim mbarë, edhe për psikologjinë”, ka përfunduar ai.