Trajneri i Unitedit: Do ta mbështes gjithmonë Rashfordin

24 dhjetor 2024 | 16:55

Trajneri Ruben Amorim la jashtë skuadrës Marcus Rashford për tri ndeshjet e fundit të Manchester Unitedit. Rreth situatës së lojtarit, e cila mbetet ende e turbullt, ka folur tekniku Amorim.

“Është një situatë e vështirë. E kuptoj që këta lojtarë kanë shumë njerëz rreth tyre, të cilët marrin vendime që nuk janë ideja e parë e vet futbollistit. Unë jam gjithmonë këtu për ta ndihmuar Marcusin”, ka thënë ai. Kujtojmë se Rashfordi u shpreh para disa ditësh se është gati për një sfidë të re dhe nëse do të largohej, nuk do të fliste kurrë për Manchester Unitedin.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Elmi Reçica dhe kryetari i…