Trajneri i Veronës: Kumbulla është një fenomen

20 tetor 2020 | 13:02

Trajneri i Veronës, Ivan Juriç, ka folur për mbrojtësin e Kombëtares së Shqipërisë, Marash Kumbulla, nëse ka të krahasuar me lojtarin 20-vjeçar, Mateo Lovato, që klubi veronez është duke promovuar këtë sezon. Në deklaratën e tij, Juriç e ka cilësuar Marash Kumbullën si një fenomen, që bënte në perfeksion detyrat e trajnerit.

“Lovato më pëlqeu shumë, ai po rritet dhe po bën mirë. Për mua Kumbulla është një fenomen, kjo nuk do të thotë që Mateo nuk është. Por Marashi bëri në mënyrë të përsosur atë që i kërkova, rrallë gjen futbollistë me atë mentalitet. Ne besojmë shumë te Mateo, por unë mendoj se ai do të ketë një rrugëtim më të gjatë se ai i Kumbullës”, ka thënë trajneri i Veronës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Seria A është një nga kampionatet më të prekura nga…