Trajneri i Wolfsburgut: E respektojmë Kukësin, jemi përgatitur edhe për penalltitë

16 shtator 2020 | 13:53

Trajneri i Wolfsburgut, Oliver Glasner ka folur për ndeshjen ndaj Kukësit në raundin e dytë kualifikues të Ligës së Evropës. Glasner vlerësoi skuadrën e Skënder Gegës por theksoi se Wolsburgu do të kualifikohet në fazën tjetër.

“Ka avantazhe dhe disavantazhe, pasi ekipe të ndryshme kanë pasur periudha të ndryshme pushimesh. Kjo situatë e krijuar prej koronavirusit është e njëjtë për të gjithë. Ne do bëjmë më të mirën në fushë dhe jemi të përgatitur për ndeshjen e parë. Kukësin e ndoqa në ndeshjen e parë kundër Slavia Sofia dhe pashë një ekip të organizuar, me lojtarë me cilësi teknike. Për mua është tipike për ekipet shqiptare. Siç e thashë edhe më parë, jemi përgatitur dhe e respektojmë Kukësin dhe çdo kundërshtar. Shkojmë në Tiranë me besim te vetja për ta fituar ndeshjen dhe për të kaluar në raundin tjetër. Nuk jemi përgatitur për shtesë dhe penallti. Nëse do të na duhet të luajmë në shtesë, do e mirëpresim dhe do bëjmë më të mirën pas 90 minutave. Do japim gjithçka ta fitojmë ndeshjen. Kështu që do jemi të përgatitur”, ka thënë Glasner.

“Do të jetë pak e vështirë për shkak se java e parë e kampionatit është shtyrë dhe ne i kemi parë vetëm në një ndeshje. Ata kanë ndryshuar trajnerin dhe nuk kemi pasur mundësinë të shohim shumë ndeshje të tyre. Është vetëm një ndeshje që ata kanë luajtur. Jemi përgatitur dhe kemi planin tonë. Do të luajmë me formacionin më të mirë dhe synojmë të kalojmë në grupet e Europa League, për të luajtur me ekipet më të mira”, deklaroi strategu i ekipit gjerman”, ka shtuar Glasner.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Skuadra e Llapit ka pësuar një goditje të rendë, pasi…