Trajneri i xhudos i bashkohet AAK-së
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka shkruar se sot është jashtëzakonisht i nderuar me vendimin e Driton Kukës për t’iu bashkuar AAK-së.
Haradinaj ka thënë se Driton Kuka është një ndër heronjtë e sportit tonë, trajner i suksesshëm dhe meritor që Kosova ka fituar qindra medalje të arta në xhudo, që t’i bashkohet familjes së madhe të Aleancës.
“I pakompremetuar në asnjë aspekt, ai pos që ngriti yjet e përmasave globale dhe arriti t’i sjellë Kosovës Medaljen e Artë Olimpike, është i biri i Ali Kukës, kryetarit të parë të nëndegës së AAK-së në Pejë ‘2 Korriku’. I lumtur që edhe një anëtar i familjes së respektuar atdhetare Kuka, po e vazhdon traditën me Aleancën. Na priftë e mbara!”, ka shkruar Haradinaj.
/Epoka e re/