Trajneri Kuka fjalë të mëdha për Akil Gjakovën
28 tetor 2018
| 19:25
Trajneri Driton Kuka e ka lavdëruar paraqitjen e garuesit Akil Gjakova, duke thënë se ai bëri një luftë burrërore. Akili e fitoi medaljen e argjendtë në Abu Dhabi.
“Finalisti i Abu Dhabi Grand Slam, porsa doli nga lufta e fortë dhe burrërore. E argjendtë me shkëlqim të artë medalja e Akilit, e katërt për Kosovën. Lufta finale ishte repriza e Grand Slamit në Paris. Atje fitoi Akili e tash garuesi gjeorgjian, përndryshe kampion olimpik. Ekipin e ëndrrave e kemi krijuar. Do të kemi 4-5 norma olimpike në Tokio 2020”, ka thënë Kuka.
/Epoka e re/